Këngëtari i njohur britanik, Sam Smith, është përfolur përgjatë vitit 2017 për lidhjen e tij me aktori Brandon Flynn. Megjithëse ata ishin fotografuar shpesh duke u puthur nëpër rrugët e New York-ut, asgjë nuk ishte e konfirmuar nga ana e tyre. Derisa aktori Flynn publikoi një foto të tyren, tek e cila shfaqen duke u puthur. Në këtë mënyrë ai ka pranuar lidhjen e shumëpërfolur. Një deklaratë shumë e fortë ka ardhur edhe nga këngëtari Sam Smith. Në një intervistë për “V Magazine” aktori është shprehur: “Jam në një lidhje tani dhe për herë të parë e meritoj të jem i lumtur”. I Frymëzuar nga dashuria këngëtari ka treguar gjithashtu se shumë shpejt do të shkruajë këngë me fund të lumtur.