Këngëtarja Eneda Tarifa mundohet që jetën e saj private dhe familjare ta mbaj sa më larg vëmendjes së mediave. Kanë qenë të pakta rastet kur ajo ka treguar për vajzën e saj Aria. Megjithatë mesa duket Eneda ka vendosur që tashmë që vajza është rritur të na tregojë më shumë për të. Në disa foto të postuara në ‘Instagram’ Aria 4 vjeçare duket shumë e lumtur duke shijuar borën në qytetin e Korçës. Ajo është rritur dhe është bërë një zonjushë mjaft e bukur!