Aktorja e mirënjohur Demi Moore është 30 vite më e madhe se aktori dhe këngëtari 25 vjeçar Nick Jonas, me të cilin mendohet se është në një lidhje. Më parë Nick ka pasur marrdhënie me gra shumë të mëdha në moshe si me Kate Hudson 38 vjeçe dhe me Delta Goodrem 33 vjeçe. Vetë vajza e Demi Moore, Runer Willis, bëri të mundur njohjen e së ëmës me 25 vjeçarin. Ajo e di se nëna e saj i pëlqen djemtë më të rinj në moshë dhe duke qenë se dhe Nick ka patur eksperienca me gra më të vjetra se ai mendoi se midis tyre do të kishte një lidhje të fortë dashurie. Sipas disa burimeve të radaronline.com Demi nuk do që ta bëj publike lidhjen me Nick Jonas duke qenë se në 2013 u nda nga Ashton Kutcher, i cili ishte 16 vite më i ri se ajo. Gjithashtu burimet thonë se Nick është më i riu nga të gjithë partnerët që ajo ka patur dhe në të njejtën kohë është edhe një nga më të pjekurit.