Nëse keni bërë plan të lyeni shtëpinë këto ditë, mos e bëni pa iu hedhur një sy sugjerimeve tona. Këto ngjyra përveçse janë tendenca e vitit 2018 janë edhe lehtësisht të realizueshme.
– Jeshilja e hapur do i japi dhomës një tjetër ndriçim dhe kombinohet me çdo gjë.
– Bluja e hapur, që i afrohet nuancës gri, shkon për një dhomë gjumi të bukur duke dhënë ndjesinë e mirëseardhjes.
– E bardha nuk del kurrë nga moda, kombinojeni me mobilje gri, ndoshta edhe diçka të verdhë dhe do jetë çdo gjë në vendin e vetë.
Dyshoni për përdorimin e këtyre ngjyrave? Provojeni vetëm në një cep të vogle të murit, luani me nuancat, vini në punë imagjinatën dhe çdo gjë do jetë perfektë…