Lajme surprizuese vijnë nga bota e showbizit në Turqi. Dy prej aktorëve më të dashur të serialeve duket se kanë nisur një lidhje të zjarrtë dashurie, larg syve të publikut.
Sipas “Hurriyet”, Cansu Dere e njohur si Zejnep e serialit që sapo ka përfunduar së transmetuari në Tv Klan, “Nënë”, është dashuruar me aktorin Engin Akyurek, i cili njihet për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe Dashuri”.
Aktori 36-vjeçar prej kohësh nuk kishte dikë në jetën e tij, ndërsa 37-vjeçarja Dere i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin francez.
Në intervistat e mëparshme Dere ka theksuar se tek i dashuri kërkon “zgjuarsi, arsye dhe sinqeritet në dashuri”, kritere që duket se i ka gjetur tek Akyurek.
Sipas medias turke, për të mos prishur magjinë e dashurisë, dy aktorët e dashur kanë preferuar të takohen larg syve të medias dhe publikut.
E si pikë takimi mediat thonë se dy yjet e showbizit kanë zgjedhur shtëpinë e Akyurekut në pjesën aziatike të Stambollit./tvklan.al