Moderatorja bukuroshe e “TV Klan”, Marina Vjollca, pas përfundimit të ‘C’est la vie’, do të shfaqet sërish në ekran me një emision të ri i cili pritet të mbajë para ekranit një numër të madh të publikut. Burime nga “Xing.al” tregojnë se asaj do t’i besohet moderimi i një emisioni në formën e një reality show me personazhe VIP, i quajtur “Fermë”. Personazhet do të rrinë në një fermë dhe do të jetojnë përditshmërinë e tyre, do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë punën e fermerit.