Më në fund ylli i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i ka dhënë fund beqarisë. Mësohet se fejesa është kryer në 30 dhjetor me një ceremoni private. Lajmi është konfirmuar për infoelbasani.al (portali i qytetit të Elbasanit) nga babai i Armandos, Durim Sadiku. E fejuara e tij është bukuroshja Elona, me origjinë kosovare dhe jeton në Gjermani. Mësohet se njohja e tyre është bërë nëpërmjet ‘Facebook’, ajo ka qenë tifoze e zjarrtë e lojtarit të kombëtares shqiptare. Lidhja është mbajtur e fshehtë derisa më në fund është vendosur për fejesën. Nga ana tjetër sulmuesi i kombëtares nuk është prononcuar për publikun dhe e ka mbajtur jashtë vëmendjes së mediave fejesën e tij.