Këngëtarja Era Rusi është nga të paktat artiste që përflitet shumë pak për jetën e saj personale.
Herën e fundit që ka zbuluar diçka për këtë aspekt ka qenë një situatë xhelozie që këngëtarja ka përjetuar me të dashurin e saj. Por përtej kësaj, Era nuk ka pranuar të jetë në ndonjë lidhje serioze për momentin dhe i ka kaluar gjithmonë me humor pyetjet që i bëhen për këtë çështje.
Por ditën e sotme këngëtarja ka treguar nëpërmjet një fotoje se ka qenë tek ‘Ami Event’, duke shfletuar një katalog me fustane nusesh. Por çfarë të jetë duke kërkuar Era midis faqeve të katalogut? Mos ndoshta kemi nje dasmë në sfond dhe do e shohim këngëtaren të veshur me të bardha?