Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është ndarë nga muzikanti, Paul Klein dhe ka nisur të shkëmbejë mesazhe me ish-in e saj, kuzhinierin dhe modelin Isaac Carew. Është ky lajmi që një burim ka dhënë për prestigjozen “The Sun”. “Unë mund të zbuloj se ajo është ndarë nga Paul Klein pas pesë muajsh lidhje dhe i është kthyer kontaktit me ishin e saj Isaac Carew. Dua dhe Paul kishin një kohë vërtet të mirë së bashku, por gjërat nuk funksiononin. Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet në albumin e saj të ri, të cilin e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos. Dua ka sërish kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk janë takuar me njëri-tjetrin.” – ka thënë burimi. Epo ku ka zë, nuk është pa gjë thonë. Kështu që të presim ndonjë sinjal që mund të na jap vet Dua për këtë çështje.