Kylie Jenner në vetëm pak muaj ka ndërtuar një ‘perandori’ produktesh kozmetike dhe miliona dollarë fitim. Tashmë është bërë traditë që ajo të promovojë produktet e saj si fillim në profilin e ‘Instagram-it’. Nëpërmjet një fotoje të postuar ajo ka njoftuar 15 milion ndjekësit e saj se produktet e reja të cilat mbajnë emrin “Kylie” do të vijnë shumë shpejt në treg. Paleta e re do të quhet “Blue Honey”, dhe ka nëntë ngjyra të cilat fillojnë nga portokallia e ngrohtë deri tek e kuqja e lehtë. Një kombinim i çuditshëm i ngjyrave, i cili do të kënaqë adhuruesit e kozmetikës s saj. Së bashku me paleta vijnë katër formate të kuq buzësh të kuq në nuanca të nxehta të quajtura ‘Shook’, ‘Vibe’, ‘Heat’ dhe ‘Mood’. Të gjitha produktet e reja do të jenë në KylieCosmetics.com duke filluar nga dita e sotme.