Keni pyetur ndonjëherë veten çfarë përmban pjata perfekte? Ajo pjatë që ka çdo vlerë ushqimore që do të të duhet gjatë një dite.
Lyndi Cohen është një dietologe e njohur nga Sydney dhe është pikërisht ajo që ka treguar përbërësit perfekt të një pjate.
Lyndi tregon se sekreti është miksimi i përbërësve ku:
50-60% e pjatës duhet të ketë përmbajtje perimesh.
25% duhet të jetë oriz dietik, ose një fetë bukë integrale.
25% tjetër duhet të ketë mish dhe në fund fare duhet shtuar avokado, vaj ulliri ose fruta të thata sipas dëshirës.
Me këtë pjatë ju arrini të përmbushni pothuajse gjithë nevojën e trupit për proteina dhe vlera ushqyese gjatë një dite./Burimi: Daily Mail