Ylli Limani është një nga këngëtarët më të preferuar për publikun sidomos për atë të gjinisë femërore. Kënga e fundit që ai ka publikuar është bashkëpunimi me këngëtarin 2po2 dhe ai po punon edhe në një projekt të ri. Në një intervistë për emisionin ‘Prive’ Ylli ka treguar shumë në lidhje me jetën e tij dhe të ardhmen që e pret. Ai ka thënë se prindërit e kanë mësuar që të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, megjithatë ai është shprehur se nuk është aq i pafajshëm sa duket në ekran. Gjithashtu Ylli Limani ka treguar se gjëja që e frikëson më shumë është vdekja e njerëzve të dashur dhe largimi nga kjo botë përpara se të realizojë ëndrrat dhe dëshirat e tij. Por…vajza prisni më e rëndësishmja për ju: Ylli ka thënë se mezi pret të martohet dhe se ai lexon çdo gjë që ju i shkruani në ‘Instagram’.