Nëse akoma nuk e keni gatuar drekën ose doni të bëni një darkë që ta lërë familjen tuaj pa mend, zgjidhni makaronat. Këtë herë ndiqni këshillat tona dhe do të gatuani makaronat më të shijshme.
Hidh kripë në tenxheren ku zien uji.
Mos hidh vaj kur i hedh makaronat në ujë. Disa njerëz mendojnë se kjo bën të mundur ndarjen e tyre nga njëra-tjetra, por kjo nuk është e vërtetë. Makaronat bëhen të rrëshqitshme dhe vaji nuk e lejon salcën të miksohet siç duhet.
Për të mos i lejuar të ngjiten përzieji me një lugë sapo i hedh në ujë dhe në vazhdimësi për disa minuta.
Kur i heq nga tenxherja pasi janë zier, mos e shpërdoro ujin që mbetet në fund. Ruaje dhe përzieje me salcën.
Asnjëherë mos i la me ujë pasi i ke zier, sepse forma e makaronave do prishet totalisht dhe do qullen./revistawho.com