Një ndër preparatet më të mira dhe më të thjeshta kundër rrudhave rreth syve, është vaji i ullirit.
Përbërsit: 50 ml vaj ulliri dhe 4-5 kapsula vitaminë E.
Aplikimi: Nëse në 50 ml vaj ulliri shtoni 4-5 kapsula vitaminë E do të fitoni maskë ushqyese të shkëlqyeshme kundër rrudhave rreth syve.
Këtë maskë mund ta aplikoni çdo natë, duke e mbajtur 5 – 10 minuta. Nuk keni nevojë ta pastroni me ujë, por mund ta largoni lehtësisht me peshqir ose ndonjë leckë të butë.