Mbretëresha Elizabeth, Kate Middelton dhe tani Meghan Markle si pjesëtare të familjes mbretërore u duhet të ndjekin disa rregulla strikte edhe për veshjen. Të gjithë dimë për rregullin e përdorimit të manikyrëve pa ngjyrë dhe rregullin e bizhuve mbretërore, por shumë pak dinë për rregullin e xhaketës mbretërore. Ju ndoshta nuk e keni vënë re por Mbretëresha Elizabeth, Kate Middelton dhe Meghan Markle nuk i heqin asnjëherë palltot e tyre në publik. Pse? Sepse të zhvishesh në publik cilësohet si një sjellje jo prej një zonjë. Edhe Meghan Markle që është pjesëtarja më e re në familjen mbretërore mundohet t’i përmbahet sa më shumë këtij rregulli, pavarësisht se ajo ka thyer disa rregulla të tjerë, si me flokun e kapur në mënyrë të çrregullt.