Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani! 26/01/2026
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Keni fëmijë alergjikë ndaj ushqimit? Ja vështirësitë që kalojnë prindërit

27/01/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Keni fëmijë alergjikë ndaj ushqimit? Ja vështirësitë që kalojnë prindërit

Prindërit duhet të jenë gjithmonë vigjilentë dhe të kontrollojnë çdo ushqim që fusin në frigorifer. Ja cilat janë disa nga peripecitë në të cilat kalojnë prindërit me fëmijë alergjikë ndaj ushqimit.
1. Ata kujdesen të gatuajnë ëmbëlsirat e një feste deri natën vonë. Nuk është as ditëlindja e fëmijës së tyre.
2. Gjatë fluturimit me avion, në mënyrë instiktive thoni JO, përpara se t’ju vijë radha për t’ua shërbyer ushqimin.
3. Kur udhëtoni jashtë shtetit pyesni në gjuhë të ndryshme “çfarë përbërësish ka ushqimi”.
4. Përgatitja për të shkuar me pushime rezulton shumë e lodhshme sepse ju merrni dollapin e ushqimeve me vete, pasi i keni kontrolluar mirë përbërësit.
5. Fjalët “ushqim” apo “ftesë për piknik” ju rrisin tensionin e gjakut.
6. Ju e njihni më së miri ndjenjën e frikës kur fëmijët tuaj marrin ftesë për të shkuar në një festë.
7. Ju ndiheni e kënaqur kur fëmija juaj refuzon për herë të parë një ushqim sepse nuk di përbërësit e tij.
8. Kur fëmija ju vjen me dhimbje barku, ju në heshtje analizoni gjithçka që ai mund të ketë ngrënë gjatë ditës.
9. Kur shkoni në shtëpinë e të afërmve tuaj, filloni të kontrolloni etiketën e gjithçkaje.
10. Nuk e mbani mend kur ka qenë hera e fundit që keni ngrënë jashtë.
11. Ju nuk shqetësoheni vetëm për ushqimin e fëmijëve tuaj, por edhe të të tjerëve.
12. Kur dikush sjell si dhuratë ëmbëlsira, ju duhet t’i thoni fëmijës tuaj JO, pasi kanë një përbërës ndaj të cilit është alergjik.
13. Ju lumturoheni kur në një cep të supermarketit gjeni një produkt që i shtohet listës suaj të ushqimeve të sigurta.
14. Ju e dini mjaft mirë se shprehja “vetëm një kafshatë”, mund t’i dëmtojë.
15. Nuk e kuptoni përse ushqimet që nuk përmbajnë elemente alergjike, janë më të shtrenjtë se të zakonshmit.
16. Ndoshta duhet të merrni hua për të mbajtur regjimin ushqimor që ju duhet fëmijëve tuaj, pa përmbajtje qumështi, soje, arra apo gruri.
17. Ju keni lexuar gjithçka mbi produktet dhe elementet ndaj të cilëve fëmijët janë alergjikë, sa ndiheni sikur jeni diplomuar në këtë fushë.
18. Ju nuk komunikoni më me miqtë apo familjarët, të cilët refuzojnë të kuptojnë se alergjia mund t’i “vrasë” fëmijët tuaj.
19. Në ditën e parë të shkollës kur prindërit bisedojnë për kufizimet në ushqim, ju ndiheni keq pasi lista juaj është shumë e gjatë.
20. Ju keni marrë leksione për mënyrën sesi t’i lexoni etiketat, në mënyrë që t’i mbroni fëmijët tuaj./revistawho.com






Tags: alergjiushqim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Ja kush është deputeti ‘fashion’ i Parlamentit të Shqipërisë. Adhuron xhaketat me ngjyra dhe kapelet stil

Ja kush është deputeti ‘fashion’ i Parlamentit të Shqipërisë. Adhuron xhaketat me ngjyra dhe kapelet stil








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera