Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, menaxheri më i njohur i këngëtareve në Shqipëri është parë shpesh nën shoqërinë e shumë modeleve dhe vajzave bukuroshe.
Në eventin “Oda” menaxheri u fotografua me modelen Oriola Marashi, me të cilën u përfol edhe për një lidhje të mundshme. Ndërkohë vetëm disa orë më parë Fatoni ka publikuar në “Instagram” një foto ku duket i rehatuar midis 4 bukurosheve, midis të cilave modelja Vildane Zeneli e këngëtaret Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Duket se Shoshi po mban një profil më tepër publik në krahasim me kohën kur ishte menaxheri dhe i dashuri i Era Istrefit, në fund të fundit tanimë është një djalë beqar.