Çifti i dashur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, i janë bashkuar nismës së ‘Fundjavë ndryshe’ dhe i kanë ardhur në ndihmë një familje, e cila jeton në Kashar në kushtet ekstreme të varfërisë, duke çuar shumë ndihma e dhurata. Por me sa duket Xhensila nuk ka mundur t’i mbajë lotët, teksa ka mësuar se i zoti i shtëpisë është diagnostikuar me kancer e përveç kushteve të jetesës, duhet të përballen edhe me këtë sëmundje të vështirë. Dy personazhet e njohur janë munduar t’i vijnë sadopak në ndihmë kësaj familjeje. Kjo nuk është hera e parë që Xhensila dhe Besi bëjnë bamirësi.