Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, këtë fundjavë u bënë pjesë e një nisme për bamirësi. Dy artistët e mirënjohur iu bashkuan fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe ndihmuan një familje të varfër në Kashar. Këtë e bënë të ditur disa fotografi të publikuara nga organizata. Fotot prekën zemrat e shumë shqiptarëve, të cilët ndanë komentet e tyre mbështetëse. Sigurisht që kishte edhe nga ata të cilët kanë komentuar se Besi dhe Xhensila janë të shtirur dhe po e bëjnë këtë bamirësi sa për “sy dhe faqe”. Xhensila, e ndjerë fyer nga këto komente, ka postuar në profilin e saj të ‘Instagram-it’, një shkrim nëpërmjet të cilit iu jep përgjigje të gjithë komentuesve. “Një falenderim doja për të gjithë grupin e “Fundjavë Ndryshe”, të përkushtuar në misionin e tyre. Për të gjithë moralistët që rrinë pas cel apo Pc, që edhe tek lulja nuk shohin bukurinë por gjembat, prej tyre ne si çift nuk kemi publikuar rastet tona pasi vërtetë bamirësia është për sytë e Zotit, por nëse nuk solidarizohesh edhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjmë për tu dukur. Do doja shumë që edhe ju të bënit diçka. Sado e vogël të jetë!”- ka përfunduar Xhensila. /revistawho.com