“Në një javë” formati i ri i cili erdhi për herë të parë në ekranin e Top Channel si patente e “I Can Do That”, përfundoj suksesshëm pas 10 javëve transmetim.
Gjatë finales pati surpriza nga të gjithë konkurrentët , të cilët shfaqën një tjetër anë të tyren për publikun.
E ndryshe nga çjemi mësuar të shohim në fund të çdo gare që del një fitues, “Në një javë” i dha çmimin e parë dy pjesëmarrësve që kanë arritur të marrin më shumë vota se të tjerët gjatë javëvë garuese.
Çmimi i parë shkon për bamirësi, sipas kauzës së çdo konkurrenti. E duke qenë se fitues doli Isli Islami (spiker lajmesh) dhe Hueyda El Saied çmimi do shkojë përkatësisht në ndihmë fëmijëve shurdhmemecë dhe fëmijëve autik.