Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet tek popullsia indiane.
Por cilat janë 5 besëtytnitë që indianët ende i besojnë?
Macja e zezë
Nuk ka histori për atë se si dhe përse kjo praktikë u bë e besueshme, por besohet ende nga një numër i madh njerëzish se nëse një mace e zezë kalon rrugën tuaj derisa jeni duke kaluar, kjo do të sjellë fat të keq në udhëtimin tuaj. Për këtë indianët kanë gjetur edhe një zgjidhje, mjafton të bëni tre hapa mbrapa dhe fati i keq do të largohet.
-Prerja e thonjve natën
Besohet se prerja e thonjve gjatë natës fton shpirtrat e vdekur në shtëpinë tuaj pasi ata mund ta nuhasin mishin në gishtat. Një tjetër besim është se prerja e thonjve natën krijon papastërti dhe parandalon gjurmët e perëndeshës ‘Laxmi’ që të na vijë në rrugën tonë.
-Larja e flokëve
A e dini se në Indi janë vetëm 5 ditë të mira, kur ju mund të lani flokët tuaj? Ky supersticion nuk është i njohur për shumë, por ekziston. E marta dhe e shtuna konsiderohen si ditë jo të mira. Nëse ju lani flokët në këto ditë vëllait tuaj do i ndodhë diçka e keqe.
-Xhami i thyer
“Mos e shikoni veten tuaj në një xham të thyer”- ju thonë shpesh prindërit indianë fëmijëve të tyre. Kjo sepse mendohet se xhami i thyer, ‘thyen’ fatin e tyre.
-Agjërimi
Gratë agjërojnë për jetën e gjatë të bashkëshortit të tyre ndërsa vajzat agjërojnë për të gjetur një burrë të mirë në mënyrë që të mund të agjërojnë përsëri për jetën e tij të gjatë e kështu me radhë. Zinxhiri i agjërimit nuk mbaron kurrë!/revistawho.com