Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe Kosovë dhe herë pas here për shkak të stilit të tij në të kënduar është cilësuar edhe si ‘bad boy’. Por kur vjen puna tek familja e tij gjithçka ndryshon. Përpara pak minutash në profilin e ‘Instagram’-it Ledri ka postuar një fotografi të nënës së tij Xheraldina, e cila sot feston ditëlindjen. Këtë fotografi ai e ka shoqëruar dhe me një urim shumë të thjesht, por që tregon dashurinë e madhe që ka për nënën e tij: “Gezuar Ditëlindjen Mami! Të dua!” ka shkruajtur Ledri.