Edhe pse moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo i është larguar ekranit, duket se jeta e saj përbën sërish mjaft interes. Prej disa muajsh bukuroshja shqiptare është në pritje të ëmbël dhe po përjeton çdo ditë të shtatzënisë së saj. Moderatorja ka treguar sot nëpërmjet një lidhje radiofonike për emisionin “Chaud Patate” të ‘Energy Radio”, se emrin e fëmijës e ka gjetur teksa po kërkonte në internet.
“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar dhe mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë teksa po kërkoja në internet ngeca tek ky emër. Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ka rëndësi domethënia, e vendosëm këtë,”- u shpreh Floriana teksa shtoi se ka vendosur që fëmija si fillim do të qëndrojë në dhomën e saj. /revistawho.com