Kate Middleton është shndërruar në një nga femrat me më shumë influencë përsa i përket botës së modës. Policët e Londrës kanë një faqe zyrtare në ‘Twitter’ dhe aty kanë bërë një postim shumë të çuditshëm duke e krahasuar një veshje të Kate Middleton me atë të një rreshteri. Kjo llogari e quajtur ‘Policët e Qytetit të Londrës’ postoi dy fotografi të Kate, ku në njërën prej tyre shkruajtën “Kush e veshi më mirë Kate apo rreshteri”. Ky krahasim u bë sepse palltoja që Kate kishte veshur në Suedi ngjante me pjesën e sipërme të kapeles së forcave të policisë. Edhe pse policët e Londrës bën një krahasim qesharak, veshja e Dukeshës Kate u pëlqye shumë dhe më shumë ngjante me një prej veshjeve të Princeshës Diana, se sa me kapelen e policave.