Shumë shpesh e pyesni veten mos po hani shumë shpejt ose jo. Një studim i fundit ka zbuluar që mënyra si hamë ndikon në të qenit i shëndoshë ose i dobët. Pasi janë studiuar 100 persona për 1 vit, studiesit kanë dalë në konkluzionin se ata që hanë shpejt hanë më shumë dhe nuk i japin kohë trurit të kuptojë nëse është ngopur. Prandaj rrezikojnë të shëndoshen. E kundërta ndodh me ata që hanë më avash. Zgjedhja është në dorën tuaj.