Një foto e Kim Kardashian gjatë vitit 2014, duke mbajtur një gotë shampanje në të pasmet e saj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Të njëjtën gjë është munduar ta risjellë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, por mesa duket nuk ja ka dal mbanë. Në ‘Instagram’-in e saj Bebe ka postuar një fotografi duke mbajtur një kanaçe birre në të pasme dhe ka shkruajtur: “U mundova të rikrijoja gjënë e Kim Kardashian. Nuk jam askund afër asaj. Provova më të mirën time.”

Së fundmi kujtojmë se Bebe Rexha sapo ka përfunduar turneun në Meksikë me këngëtarin e njohur Bruno Mars dhe për këtë ajo ka falenderuar të gjithë fansat meksikan që i kanë falur shumë dashuri.








