Kohët e fundit artistja nga Shkupi Big Mama, është përfolur shumë për ndërhyrjet kirurgjikale që ka kryer, ku më kryesorja ishte ajo për ngushtimin e stomakut.
Por pa kaluar shumë kohë, Big-u i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje, këtë herë për të korrigjuar numrin e syve, sepse për të gjithë ju që nuk e dinit këngëtarja ka patur probleme me shikimin.
“Para një jave operova sytë, rezultati i shkëlqyer pa dhimbje dhe po shoh shumë mirë se me syze”- ka thënë këngëtarja ndërkohë që ka falenderuar stafin mjekësor i cili mori përsipër kryerjen e ndërhyrjes.