Në kuadër të protestës që aktorët kanë zhvilluar kundër projektligjit të Ministrisë së Kulturës për artin, një pjesë e tyre kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Mes të ftuarve ka qenë edhe aktorja Anila Basha, e cila ka shokuar me deklaratën e bërë lidhur me drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.
“Ma ka thënë direkt në sy, sa të jem unë ti nuk do të punosh në Teatrin Kombëtar, kështu më tha drejtori Hervin Culi”- u shpreh aktorja.
Pjesë e kauzës kanë qenë edhe aktor të tjerë si Ema Andrea, Arben Derhemi, Gentian Zenelaj etj.