Aktorja e famshme turke Elcin Sangu është bërë e njohur në Shqipëri fillimisht me rolin e Guzides në serialin ‘Kurti dhe Sura’ dhe më pas me rolin e Defnes në telenovelën ‘Dashuri me Qira’. Prej 5 vitesh aktorja është në një marrëdhënie me biznesmenin e njohur turk Yunus Ozdiken. Por duket se lidhja e tyre po kalon një moment të vështirë për shkak të fansave të Elcin. Aktorja numëron 5.9 milion ndjekës në ‘Instagram’ të cilët në shumë raste i shkruajnë mesazhe apo e marrin në telefon. Kjo gjë e ka irrituar të dashurin e saj, Yunus. Në një intervistë ai është shprehur: “Ata shkruajnë vazhdimisht mesazhe ose përpiqen të telefonojnë. Kur kjo situatë ndodh vazhdimisht, bëhet e pamundur dhe ka ngjallur edhe debate mes nesh.” /revistawho.com