Sot është 20-vjetori i “Top Albania Radio” dhe tashëgimtarja e “Top Medias” ka zgjedhur ta përcjellë urimin e saj nëpërmjet një fotografie mjaft speciale. Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, duket Lori e vogël e ulur përpara mikrofonit me mbishkrimin “Dashuria e parë nuk harrohet”.
Radio ka qenë dashuria e parë edhe për themeluesin, babain e saj Dritan Hoxha.
Urime në 20-vjetorin e saj kanë përcjellë edhe shumë gazetarë dhe personazhe, të cilët kanë nisur karrierën e tyre nga ky mikrofon apo ata që janë ende pjesë e saj.