Të gjithë jemi të vetëdijshëm se të kesh një motër është dhurata më e madhe në jetë. Kush më mirë se sa motra mund të të jap këshillat e duhura e të jap dashuri pakufi. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ Lori Hoxha nuk harron asnjëherë të tregojë se sa me fat është që ka dy motra.
Në ‘Instagram’-in e saj Lori vazhdimisht poston fotografi të shoqëruara me dedikime nga më të ndryshmet për dy motrat më të vogla, Sarën dhe Redian. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ditën e sotme, sepse më e vogla e motrave Hoxha feston ditëlindjen e saj të 20-të. Me një foto shumë të ëmbël ku Redia duket e vogël, Lori ka shkruajtur: “Gëzuar ditëlindjen kukulla jonë e vogël prej porcelani! Të dua, jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty!” Me siguri pas këtij urimi kaq të veçantë edhe Redia duhet të ndihet me shumë fat për motrat e saj! /revistawho.com