Pas ndarjes së tij nga Majlinda Zeka, reperi Majk është përfolur disa herë për një lidhje të mundshme. Në muajin dhjetor ishte paparaci i revistës “Who” ai i cili e kapi mat reperin në shoqërinë e një vajze teksa ishin duke bërë ‘shooping’.
Lidhur me këtë Majk nuk dha asnjë konfirmim. Por menjëherë pas Shën Valentinit ai është fotografuar nga ‘Prive’ në një restorant me të dashurën aktuale. Çifti duken shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa po shijojnë një darkë romantike.