Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Historia që do t’ju bëjë të lotoni / Humbi këmbët pas shpërthimit të tritolit, bashkëshorti i kërkon falje gruas

17/02/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Historia që do t’ju bëjë të lotoni / Humbi këmbët pas shpërthimit të tritolit, bashkëshorti i kërkon falje gruas

Një histori dashurie që mund ta shihni vetëm nëpër filma. E tillë ishte historia e Julit dhe Erjolës që u trajtua këtë të shtunë, në premierën e programit “Dua të të bëjtë lumtur”. Kjo histori nisi në qytetin e Shkodrës, gjatë kohës kur Juli studionte përjuridik ndërsa Erjola studionte për anglisht.Ai vinte nga një familje e thjeshtë që jetonte në fshat, ndërsa Erjola nga një familje me mundësi të mira ekonomike që jetonte në qytet. Për këtë shkak, ai e shihte Erjolën si të paarritshme dhe i janë dashur shumë vite përpjekje për ta bërë atë për vete. Më në fund u lidhën dhe erdhën të jetonin në Tiranë ku bënë dasmën dhe u bënë prindër të një djali. Juli filloi punë si jurist dhe një ditë kur ai po shkonte për në punë ndodhi një shpërthim tritoli. Një shpërthim i cili nuk e vrau, por i mori këmbët. Ai u gjend në vendin dhe kohën e gabuar pasi shpërthimi kishte qenë për dikë tjetër.
Këtu ai mendoi se jeta e tij mori fund, mendoi se shpërthimi nuk i mori vetëm këmbët e tij por gjithashtu gruan dhe djalin e tij. Mendoi se Erjola do të largohej dhe do ta braktiste, madje ishte Juli ai që insistonte që ajo të largohej, por ndodhi krejt e kundërta. Erjola qëndroi dhe e mbështeti në çdo gjë.Mesa duket premtimi “do të të qëndroj në të mirë e në të keq deri sa vdekja të na ndajë”, ishte një premtim i bërë me plot zemër. Juli dhe Erjola mbetën pa punë, ajo nuk duhej të kujdesej vetëm për djalin, por gjithashtu edhe për Julin…Dhe pikërisht për këtë arsye Juli u shfaq në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i thënë faleminderit njeriut që e deshi më shumë në jetë dhe që nuk e la vetëmedhe në ditët e tij më të errëta. Mes lotëve, ai i shprehu Erjolës të gjitha ato që kishte vite që donte t’ia thonte. “Faleminderit” dhe “Më fal”, ishin dy prej mesazheve që shkaktuan emocione të forta, jo vetëm tek Erjola, por edhe tek publiku i pranishëm në studio.Për të mbështetur Julin në këtë mision të tijin, ishin të ftuar edhe dy kolosët e kinemasë dhe teatrit shqiptar Robert Ndrenika dhe Rikard Ljarja, të cilët ndonëse i refuzojnë të gjitha ftesat televizive, “Dua të të bëj të lumtur” s’mundën t’i thonin JO./revistawho.com






Tags: dua te te bej te lumturJulirikard larjaRobert Ndrenika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
Next Post
Xheloze 75 vjeç për të dashurin 90-vjeçar, kjo është historia e Noçes dhe Qamilit

Xheloze 75 vjeç për të dashurin 90-vjeçar, kjo është historia e Noçes dhe Qamilit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera