Sipas raportimeve të fundit thuhet këngëtarja e famshme britanike ka refuzuar ofertën për të dhuruar një çmim në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.
Arsyeja është se turneu i Adele nis një ditë më vonë se ceremonia e cila do të organizohet më 28 Shkurt në Los Angeles.
Një burim për “The Mirror” është shprehur: “Organizuesit dëshirojnë shumë që ajo të jetë e pranishme dhe janë duke bërë të pamundurën që ta bindin por duket se Adele është e vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi turneut të saj”.