Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sanija që bëri xheloze Xhensilën, dedikim Besit në programin e Arbanës: Falë teje kam jetën; aktori me lot në sy

24/02/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sanija që bëri xheloze Xhensilën, dedikim Besit në programin e Arbanës: Falë teje kam jetën; aktori me lot në sy

Historia e fundit që u trajtua në puntatën e dytë të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Sanije Vathit, zonjës 66-vjeçare e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte qenë e vetme. E rritur pa familje, nga një jetimore në tjetrën.





Kishte pasur gjithnjë probleme shëndetësore të cilat nuk e kishin lejuar që të punonte. Mënyra e saj e vetme për të përballuar jetesën ishte pensioni i invaliditetit  prej 14 mijë lëkësh të rinj që merrte çdo muaj. Por me një shumë të tillë ajo nuk i mbulonte dot shpenzimet e saj.

Ajo tregoi në studion e “Dua të të bëj të lumtur” se i ishte shumë mirënjohëse dhe donte t’i thonte faleminderit publikisht aktorit të dashur, Bes Kallaku, të cilin tashmë e konsideronte si djalin që ajo nuk e pati kurrë. “Falë teje dhe nënës tënde kam jetën”, – u shpreh Sanija.


Besi e ndihmonte me shuma monetare dhe Sanija i mblidhte për të blerë kurat që i nevojiteshin ose ushqimet e përditshme. Për të nuk kishte shumë rëndësi ndihma ekonomike që ai i jepte, por kujdesi dhe interesi që Besi tregonte.

Momenti që përloti Besin ishte një video në të cilën u shfaqën personat të tjerë që ai i kishte ndihmuar.

Përveç asaj që shohim gjithmonë në ekran, sot programi “Dua të të bëj të lumtur” na zbuloi dhe një anë tjetër të Besit që shumë pak e njihnim. Pamë një njeri të zhveshur nga të gjithë personazhet që ka interpretuar në skenë, një njeri tepër të ndjeshëm i cili i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë. I emocionuar Besi tha që njeriu duhet të jetë njeri për së brendshmi dhe jo vetëm artist në ekran. Gjithashtu ai tha që asnjëherë nuk duhet të paragjykojmë të tjerët, por t’i ndihmojmë me sa të kemi mundësi dhe se gjithçka ka sot e ka falë Zotit.

Tags: Arbana OsmaniBes Kallakudua te te bej te lumturSanija
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë e kam parë veten si nënë të një…

Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Gjithmonë e kam parë veten si nënë të një...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera