Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Moti

Meteorologët parashikojnë reshje bore në Tiranë, ja kur do të përmirësohet moti

25/02/2018
in Moti
Reading Time: 2 mins read
A A
Meteorologët parashikojnë reshje bore në Tiranë, ja kur do të përmirësohet moti

Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës. Kjo solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak janë bërë ngricat. Rruga e Kombit është e hapur ndonëse ka në të prezencë të borës dhe te ngricave. Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve edhe të borës janë shfaqur probleme. Trashësia e bores ne zonat e thella ka arritur mbi 35 cm. Probleme në rrugët kombëtare të Bulqizës dhe ato rurale. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi. Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë. Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin. “Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb. Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës. “Priten reshje të konsiderueshme dëbore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu. Reshje dëbore do të ketë edhe në kryeqytet”, thotë meteorologia. Meteorologët parashikojnë që i ftohti siberian të vazhojë deri ditën e enjte, ku temperaturat do të zbresin në ekstremin verior deri në -12 gradë celsius. Ndërsa pjesa jugore do ta ndiejë më pak atë. Temperaturat do të nisin të ngrihen dhe të jenë në ditën e premte./Top Channel






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram
Breaking News

“BBV4”: Ja cilët banorë po kryesojnë në Instagram

28/12/2024
E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi
Breaking News

E krahasojnë me transgjinoren Amber, reagon Efi

28/12/2024
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?

28/12/2024
Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!
Breaking News

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk!

28/12/2024
“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait
Breaking News

“Më fal për këto fjalë shpirti…”/Tayna përlotet teksa lexon letrën e babait

27/12/2024
E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani
Breaking News

E ngatërruan me Butrint Imerin, ja si reagoi Ylli Limani

27/12/2024
Next Post
Ky është sindromi që shkakton qimet në mjekër, kilogramët e tepërt dhe puçrrat në fytyrë

Ky është sindromi që shkakton qimet në mjekër, kilogramët e tepërt dhe puçrrat në fytyrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera