Këngëtari i famshëm Tupac u vra në vitin 1996 në moshën 25-vjeçare. Qe nga ajo periudhë në media kanë qarkulluar disa lajme se reperi vazhdon të jetë ende gjallë. Deklarata e fundit vjen nga një person i quajtur Suldaan Mehdi, i cili ka folur për “Daily Stars” dhe është shprehur se e ka parë atë në Somali së bashku me Yaki Kadaf.
“I kam parë Tupac-un dhe Kadafin gjallë në Somali. Unë isha në makinë ndërsa ata ishin në drejtimin tjetër”.
Kujtojmë se reperi u shpall i vdekur 6 ditë pasi ishte në spital dhe kjo është bërë shkak për dyshimet. /revistawho.com