Getoar Selimi ka qenë shumë aktiv sot në rrjetet sociale. Fillimisht na tregoi se u bë me pasaportë shqiptare dhe më pas ka vijuar me postimin e fotove të zakonshme. E dashura e tij Marina Vjollca mesa duket është bërë xheloze, që i dashuri i saj nuk i ka kushtuar shumë vëmendje dhe i ka shkruar një koment në një nga fotot që reperi ka postuar.
Marina dhe Geti janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, madje moderatorja e ndjek reperin edhe në koncertet e tij në Diasporë.