Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza falenderon babain për sakrificat, i sjell në studio artistët e tij të preferuar

03/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza falenderon babain për sakrificat, i sjell në studio artistët e tij të preferuar

Dashuria dhe mirënjohja e vajzës për babain ishte historia e fundit e puntatës së tretë të programit “Dua të të bëj të lumtur”… Alma, vajza nga Shkodra kishte ftuar babain e saj Sadedinin. Ai kishte sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tij.





Kishte lënë pas qytetin e tij të dashur, Shkodrën, shtëpinë e tij dhe shumë kujtime për të ardhur në Tiranë. Ai shpresonte që në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij do të siguronin më shumë të ardhura për të shkollluar fëmijët jashtë vendit. Sadedini ishte mësues i gjuhës gjermane, ndërsa gruaja e tij kishte hapur një farmaci.

Në këtë mënyrë ata kishin siguruar paratë që i nevojiteshin për të shkolluar Almën në Vienë. Atje ajo ishte përballur me një qytet të huaj të cilin e kishte vizituar disa herë me babain e saj. Largësia nga familja dhe qëndrimi në një qytet ku nuk njihte asnjë e kishin çuar Almën drejt depresionit.


Pas disa vitesh ajo ishte kthyer në Shqipëri, ku ishte  kuruar nga depresioni. Mbështetja dhe kurajoja e madhe që i kishte dhënë babai, kishin qenë faktorët kryesorë që Alma të rigjente vetveten.

Për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka që babai kishte bërë për të, ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Alma i kërkoi Sadedinit që të shikonte jetën e tij dhe që të mos shqetësohej më për të pasi ajo tashmë është rritur. Surpriza që Arbana kishte përgatitur për Sadedinin ishte prania e në studio e disa prej ikonave të artit shkodran.

Duke risjellë edhe një herë atmosferën e mbrëmjeve të fundvitit me “Sofrën Shkodrane”, në tavolina ishin ulur familja e tij, por nuk kishin si të mungonin aktorët e dashur të humorit shkodran. Të ftuar ishin mjeshtrat Zef Deda, Gëzim Kruja, Drane Xhai dhe Edmond Halili.

Në momentin që Sadedini hapi sytë nga shkallët zbriti duke kënduar këngëtarja e famshme shkodrane, Mukades Çanga. Më pas aktorët e humorit performuan disa skeçe që shkaktuan të qeshura tek  publiku. Gjithashtu një performnacë tepër të bukur dhuroi aktori Zef Deda me rolin e “Charlie Chaplin”.

Sofrës iu bashkua dhe bilbili i muzikës shkodrane, këngëtari i dashur për publikun, Bujar Qamili. Për herë të parë në një ekran, Alma i kërkroi Sadedinit që të kërcenin së bashku. Në këtë moment në studio erdhi artistja e dashur Rosela Gjylbegu e cila këndoi një duet me Bujar Qamilin. Emocionet, muzika dhe humori mbyllën puntatën e tretë të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

 

Tags: dua te te bej te lumturShkodra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Next Post
Rita Ora me 29 milion paund në llogari, vëllai i punon kamarier

Rita Ora me 29 milion paund në llogari, vëllai i punon kamarier








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera