Përpara disa muajsh në mediat rozë kudo qarkulloi lajmi se Majk ishte në një lidhje të re me një vajzë nga Prishtina. Por mesa duket gjithçka ka përfunduar, sepse gjërat midis çiftit nuk kanë shkuar ashtu siç ishin menduar. Këtë gjë e ka zbuluar ‘Prive’ nga disa burime shumë të afërta të këngëtarit.
Më parë Majk ka pasur marrëdhënie me Majlinda Zekën, e cila tashmë është nëna e djalit të tij. Së fundmi këngëtari ka hedhur në treg këngën “Pasha Jetën” në bashkëpunim me reperin Capital T. /revistawho.com