Bleona Qereti është emri që u lakua shumë menjëherë pas shfaqes së saj në afterparty-n e çmimeve “Oscar” me fustanin rrjetë që nuk i linte aspak vend imagjinatës.
Por pavarësisht kritikave të shumta që këngëtarja mori për veshjen e saj edhe nga mediat ndërkombëtare, është dikush që e ka pëlqyer veshjen e Bleonës. Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren me famë botërore Barbra Streisand, e cila ka klikuar ikonën “zemër” në “Instagram” e cila përkthehet si pëlqim i veshjes së këngëtares shqiptare.
Kaq ka mjaftuar që Bleona ta publikonte këtë fakt në rrjetet sociale me mbishkrimin: ”Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu ‘look-u’ im. Të adhuroj deri në infinit“.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare zgjedh të shfaqet me veshje rrjetë në tapetin e kuq të eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare.\revistawho.com