Emina Çunmulaj është një nga modelet shqiptare më të njohura, që ka krijuar emër ndërkombëtarisht. Aktualisht ajo jeton në Amerikë, së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën 2 vjeçare, Ella Faria. Emina ka një lidhje shumë të ngushtë me bijën e saj dhe herë pas here ‘Instagram’-in “e ëmbëlson” me foto dhe video të Ellas.
Përpara pak minutash ajo ka postuar një foto të vajzës me domate në dorë. Por interesante është se modelja shqiptare ka shkruar se kjo gjë i kujton fëmijërinë e saj. Me siguri jo vetëm Eminës, por gjithë shqiptarëve u kujton disi fëmijërinë, sepse më parë sa herë që fëmijët dilnin për të luajtur merrnin me vete bukë dhe domate.
Kujtojmë se Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë. /revistawho.com