Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mustafa Nano nuk e ka problemin me Borën dhe Ildën: ‘Zhveshja’ në ekran një problem botëror

10/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mustafa Nano nuk e ka problemin me Borën dhe Ildën: ‘Zhveshja’ në ekran një problem botëror

Monologu i Mustafa Nanos në emisionin e tij ‘Provokacija’ ku mori si shembull Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për të dhënë opinionin e tij në lidhje me veshjen e femrave në televizion, ngjalli shumë debat. Jo vetëm nga ana e dy moderatorëve, por edhe nga shumë personazhe të njohur pati një sërë përgjigjesh e kundërpërgjigjesh për këtë temë. Megjithatë ende nuk është mbyllur gjithçka, sepse në një intervistë për ‘Panorama Plus’ Mustafa Nano ka shpjeguar çdo gjë. Ai ka argumentuar se kjo nuk është diçka personale me dy vajzat e ekranit, por përkundrazi është një problem që ka përfshirë botën mbarë.






“Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-seksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore. Sikur feministet e famshme të historisë së botës, prej atje ku janë, të shihnin në skena të mëdha koncertesh këngëtaret; Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna, apo edhe vajzat “tona”; Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa, që këndojnë pothuaj të zhveshura me synimin për të afirmuar kauzën e grave në botë ato do të ktheheshin përmbys në varret e tyre. Lëre pastaj të shihnin sojin e Kardashianëve.” ka thënë Nano. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për mustafa nano provokacija

Tags: bora zemaniilda bejlerimustafa nanotelevizionzhveshja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Enca e ‘pëson keq’ pas xhirimeve për klipin e ri

Enca e ‘pëson keq’ pas xhirimeve për klipin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera