Bukuroshja e ekranit, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen e kaluar. Ndër të tjera ajo ka zbuluar të dhëna mbi pjesëmarrjen në një film italian, që pritet të publikohet së shpejti. ‘Ka qenë një projekt shumë i bukur. Në film luajnë aktorë të njohur italianë dhe filmi është në marrëveshje me kompani të rëndësishme aktualisht”, ka treguar Ilda.
Detaji i veçantë i pjesëmarrjes në film siç tregoi bukuroshja është fakti që ajo prezantohet me emrin e vërtet. Ajo ngacmohet nga protagonistët teksa hyn në një lokal dhe kjo sekuencë është shfaqur në emision.
“Kam qenë disi e vështirë në fillim se vrisja mendjen për fjalët që mund të thuheshin, për faktin që jam moderatore dhe jo aktore, por pastaj mendova pse jo”, ka përfunduar fjalën e saj Ilda./revistawho.com