Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka një mikeshë nga e cila nuk ndahet asnjëherë dhe herë pas here i bën dedikime plot dashuri.
Bëhet fjalë për qenushen e saj, të cilën e mban gjithmonë me vete dhe kësaj here ka ndarë me fansat e saj një dedikim mjaft special pët të.
“Shoqja ime më e mirë në të gjithë botën”, ka shkruar Bebe krahas fotos së saj me qenushen që e mban në krah.
Bebe Rexha e ka shprehur gjithmonë dashurinë që ka për kafshët dhe veçanërisht për qentë./revistawho.com