Modelen Afërdita Dreshaj edhe pak muaj e ndajnë nga dita kur do i jap fund beqarisë dhe mikeshat e saj mundohen t’ja kujtojnë gjithmonë këtë fakt. Së fundi ato i kanë bërë bukuroshes dhe bashkëshortit të saj të ardhshëm një dhuratë shumë speciale.
Për mikeshën e tyre ato kanë menduar një palë të brendshme në të cilat shkruhet “Zonja Kindl”, duke qenë se së shpejti ajo do të marrë mbiemrin e bashkëshortit.
Por vajzat kanë menduar edhe për të dashurin e saj Jakub-in, të cilit i kanë dhuruar një palë “shorts” të personalizuara me mbishkrimin “Rri me Afërditën, pusho, përsërite”.
Çifti do e kurorëzojë dashurinë në martesë në muajin qershor të këtij viti.\revistawho.com