‘Dita e Verës’ është një nga festat pagane më të lashta shqiptare. Kjo ditë simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen stinës së pranverës, ose ringjalljen e natyrës. ‘Dita e Verës’ është një festë kombëtare sepse festohet nga të gjithë, i madh e i vogël pa dallim feje apo krahine. Edhe ‘VIP’-at shqiptar nuk kanë munguar me urimet e tyre të veçanta. Dikush ka zgjedhur të urojë me disa lule e disa të tjerë më një verore në dorë ose me ballokume, të gjitha detajet që simbolizojnë këtë festë. /revistawho.com