Një shoqe e Rudrës me emrin Shina e viziton atë. Rudra i thotë se ai i doli para armës për të shpëtuar Shivain. Ajo e quan hero. Pas saj vjen një vajzë tjetër. Rudra flirton me të. Vajzat grinden për Rudrën. Omkara e pyet Shivain nëse e dashuron Tian. Shivai i thotë Omkarës se ai gjyshja dhe Rudra nuk shohin gjë tjetër vec dashurisë. Shivai sheh Anikën dhe mundohet t’i shmanget. Anika shkon tek ai dhe i thotë se do që të flasin për natën e mbrëmshme. Shivai i thotë se nuk ndodhi asgjë dhe se ai nuk ja hedh sytë një vajze si ajo. Anika ja kap dorën dhe merr pjesën e mbetur të byrzylykut nga ora e tij. Më vonë Anika dhe Shivai duke ecur përplasen me njëri-tjetrin. Shivai i thotë të mos përplaset më me të. Anika i thotë se ajo do donte mos t’ja shihte më kurrë fytyrën dhe e urren. Shivai i thotë se shpreson që dëshira e saj të plotësohet. Gjyshja i thotë Omkarës dhe Rudrës se mbesa e një mikeshës së saj do vijë të qëndrojë në shtëpinë e tyre. Rudra e pyet nëse ajo është e bukur. Gjyshja i tërheq veshin dhe i thotë të mos e ngacmojë se ndryshe do e rrahë. Ajo i thotë Omkarës të kujdeset që Rudra të mos e shqetësojë atë vajzë shkruan revistawho. Omkara shkon të takojë Ridimën. Ai i tregon për Belën (Ishanën) dhe i thotë ta ndihmojë. Ishana i dëgjon dhe mërzitet pasi nuk po i ecën plani. Ajo donte të afrohej me Omkarën por ai po i kërkon të dashurës që ta ndihmojë. Prianka është e shqetësuar pasi nuk lidhet dot në telefon me Shivain. Koha është e keqe dhe Shivai po udhëton me helikopter. Anika e dëgjon dhe shqetësohet. Mbesa e mikeshës së gjyshes vjen në shtëpinë Oberoi. Ajo është Somja. Rudra habitet. Ai e pyet çfarë bën këtu. Gjyshja e pyet nëse njihen. Rudra thotë po ndërsa Somja thotë që nuk e njeh. Gjyshja thotë se Somja do qëndrojë në dhomën e Rudrës meqë ai po qëndron në dhomën e Shivait. Somja shkon në dhomë. Rudra pyet veten pse Somja bëri sikur nuk e njihte./revistawho.com