Oprah Winfrey i ka shtuar të ardhurat e saj me 12 milionë dollarë falë një videoje të postuar në Twitter nga një kompani amerikane.
Winfrey ka publikuar një video 32 sekondëshe në Twitter për një kompani që rekomandon humbjen e peshës, “Weight Watchers”, ku ka thënë se ata që duan të humbasin peshë duhet të konsumojnë bukë”.
Të ardhurat e kompanisë janë rritur aq shumë, saqë pronari i saj e ka shpërblyer gazetaren me 12 milionë dollarë.