Fituesi i edicionit të tetë të ‘Big brother Albania’, Vesel Kurtishaj ka pësuar një dëmtim serioz në gju. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka treguar se ka një këputje të ligamentit dhe një dëmtim jo të vogël të meniskut. Për këtë arsye ai është i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në gju ditën e nesërme në Spitalin Amerikan në Kosovë.
Më tej Veseli ka falenderuar të gjithë personat që janë shqetësuar për të e mbi të gjitha ortopedin që i ka dhënë ndihmë të menjëhershme. Megjithatë edhe pas këtij dëmtimi vërtet serioz ai ka treguar se është i fortë, sepse duke qeshur ka thënë se edhe gjatë ditëve të qëndrimit në spital do të jetë në kontakt me ndjekësit e tij, madje 24 orë ‘live’. /revistawho.com